Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Deputeti i PSD-së thumbon LDK-në: Çuditërisht është bërë bisht i Vetëvendosjes

    09/05/2019 | 21:08
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Partia Social Demokrate, vlerëson se për një vjet të funksionimit ka arritur që të bëjë shumë punë në të mirë të vendit. Faton Topalli deputet i PSD-së, tha në RTK se nuk janë aspak “pishman”, që janë larguar nga LVV, dhe sipas tij ato bëjnë konstatim të gjendjes, kurse PSD ofron zgjidhje konkrete.

    Topalli tha se LDK-ja është shndërruar në bisht të LVV-së, dhe kjo sipas tij është shumë e çuditshme. Kërkesën për të quar vendin në zgjedhje duke ditur që nuk janë votat, Topalli e ka quajtur lojë që nga fillimi, dhe padrejtësisht e kanë akuzuar PSD-në për këtë.

    “PSD-ja është partia e parë që ka ofruar votat për rrëzimin e qeverisë dhe ato nënshkrime mund të përdorën në çdo kohë, por gjithë kjo është lojë e tyre”, ka thënë Topalli. Sipas tij janë LDK-ja dhe LVV-ja ato që mundësojnë funksionimin e kësaj qeveria duke mos bërë projekte konkrete si opozitë për të kushtëzuar qeverinë.

    Topalli tha se shembull i punës së PSD-së është qeveria në Prishtinë dhe Kamenicë, të cilat sipas tij janë model për komunat e tjera. Ai tha se PSD-ja padyshim që do të jetë parti parlamentare, dhe sondazhet që po bëhen sipas tij janë për shkak se PSD-së ia kanë frikën.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    • E rëndë: Vdes një person nga aksidenti në Koshtovë të Mitrovicës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.