Dega e Partisë Demokratike të Kosovës nesër do të përmbyllë procesin e brendshëm zgjedhor të kësaj dege me Kuvendin që do të mbahet nesër.
Siç informon vet faqja e kësaj dege në facebook Kuvendi Zgjedhor i PDK-së në Vushtrri do të mbahet nesër nga ora 09.00 në ambientet e Hotel “Amazona”.
Pra nesër është dita kur edhe përfundimisht do të dimë emrin e atij që do të udheheqë me degën e PDK-së në Vushtrri.
Kujtojmë se në garë për të parin e PDK-së janë katër kandidatë Ferit Idrizi, Bekim Maloku, Kurtan Kajtazi, dhe Qerim Selimi.

