Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Cristiano Ronaldo me mesazh emocionues për Casillas: Bëhu i fortë shoku im

    01/05/2019 | 21:10
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Cristiano Ronaldo i ka uruar shërim të shpejtë ish-bashkëlojtarit të tij te Real Madridi, Iker Casillasit, i cili pësoi sulm në zemër gjatë një seance stërvitore me ekipin e tij Porto të mërkurën në mëngjes.

    Klubi portugez njoftoi se gjendja shëndetësore e portierit spanjoll është e mirë dhe stabile dhe se problemi i tij me zemër është rregulluar, shkruan Express, përcjellë GazetaBlic.

    Sulmuesi i Juventusit Ronaldo, i cili nga 2009 deri më 2015 luajti përkrah portierit spanjoll në Real Madrid, i ka uruar shërbim të shpejtë Casillasit përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

    “Bëhu i fortë shoku im. Të dëshirojë shërbim të shpejtë”, shkroi Ronaldo në një Instasorty në Instagram.

    Casillas iu nënshtrua një operacioni të vogël, një kateterizimi kardiak, menjëherë pasi u pranua në spital pas një sulmi të vogël në zemër gjatë një seance stërvitore me Porton të mërkurën në mëngjes.

    Menjëherë pasi gjendja ishte qetësuar dhe procedurat mjekësore ndaj tij ishin kryer, 37-vjeçari u kishte shkruar miqve më të afërt, duke u thënë shkurt: “Jam mirë”.

    Casillas do t’i mbushë 38 vjet këtë muaj dhe ka qenë pjesë e Portos që prej vitit 2015 dhe sapo e ka rinovuar kontratën me klubin portugez për një sezon, me opsion për të paktën edhe një vit tjetër.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.