Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu është përfshirë në vazhdën e reagimeve të deputetëve të PDK’së për raportimet e rreme se Kadri Veseli është ftuar nga Gjykata Speciale – raporton Periskopi.
Deliu në një reagim të shkurtër në Facebook ka shkruar se Veseli nuk shkon fshehtë edhe nëse ftohet nga Specialja.
“Kadri Veseli në Speciale nuk shkon msheftë qysh mendon dikush”, ka shkruar Deliu.
Edhe ajo ka shprehur qëndrim të njëjtë me bashkëpartiakët se ndaj shefit të tyre po zhvillohet një luftë speciale.
Gjatë ditës së sotme u raportua se Veseli është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.
Këto raportime u demantuan nga vetë Veseli i cili bëri të ditur se ka shkuar në Lublanë për çështje të doktoraturës dhe se s’ka pranuar ftesë nga Specialja./PERISKOPI