Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ahmeti: Kurti nuk më foli në rrugë, as nuk ma ktheu SMS-in që ia shkrova sa ishte në spital

    14/05/2019 | 09:05
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shpend Ahmeti e ka quajtur dhunë politike arrestimin e bashkëparitakut të tij, Dardan Molliqaj.
    “Pse u arrestua tash? Nëse Gjykatat po punojnë aq mirë, pse të lëshohet fletarrestim të dielën? Për këtë do të diskutojmë edhe në Kuvend”, ka thënë Ahmeti.

    Ka ftuar Albin Kurtin dhe Isa Mustafën në tryezë të përbashkët diskutimi, për të hartuar strategji për rrëzimin e Qeverisë.

    “E kuptoj se Isa Mustafa mund ta ketë problem që të ulet me mua për shkak të zgjedhjeve në Prishtinë. Ma kanë thënë disa. Por qe le të shkon dikush tjetër nga PSD”, ka thënë Ahmeti.

    E kur ka folur për Kurtin, ai ka thënë se me të janë takuar në rrugë dy herë prej kur është ndarë nga VV-ja, por, sipas tij, Kurti nuk i ka folur.

    “E kam parë një dy herë rrugës, nuk më ka fol. Nuk është se e kam pasur për qejf as unë. Kur ka qenë në spital i kam shkruar SMS sa ishte me grip në spital, nuk ma ka kthyer, por unë njerzillakun s’mund ta heq. Ata nuk erdhën as në varrim të babait të Visarit”, ka thënë Ahmeti.

    Duke u rikthyer te ndarja, Ahmeti ka thënë se kishte folur me Kurtin.

    “I kam thënë a je duke e parë madhësinë e problemit. Më ka thënë jo është një grup i vogël. I kam thënë shikoje se, unë prej se e mbaj mend vetën në politikë e njoh me Dardan Sejdiun e me Fisnik Ismailin e të tjerë. Nuk është grup i vogël. E ka injoruar problemin duke thënë se është grup i vogël”, ka thënë Ahmeti.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    • E rëndë: Vdes një person nga aksidenti në Koshtovë të Mitrovicës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.