Fotoja e ish-presidentit në ndërtesën në lagjën Dardania në kryeqytet, u hoq rreth një javë më parë.
Arsyeja e heqjes së fotografisë së Clinton’it ishte vjetërsia e saj, pasi kanë kaluar shumë vite që nga vendosja e saj dhe pothuajse ishte fshirë e tëra.
Ndryshe, fotografia e Clinton qëndron në këtë ndërtesë që nga perurimi i shtatorës së tij, në vitin 2009./gazetametro.net