Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Vucic: S’jemi budallenj, s’ka vazhdim të dialogut pa e hequr taksën

    13/04/2019 | 12:38
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se nuk do të rikthehen në dialog pa e hequr Kosova vendimin për taksë ndaj produkteve serbe.

    Ai thotë se serbët nuk janë budallenj dhe nuk do lejojnë të poshtërohen, shkruan Tv Pink.

    Sipas tij përveç që Kosova duhet të heq taksën, duhet edhe të kërkojë falje pastaj për dëmin e shkaktuar ndaj Serbisë.

    “Nuk ka vazhdim të dialogu pa e hequr taksën. Ne nuk jemi budallenj dhe nuk do të lejojmë të poshtërohemi dhe mashtrohemi. Së pari kërkim falja, pastaj e shohim se sa keni borxh për këtë provokim”, ka thënë Vuçiq.

    Ndër të tjera Vuçiq ka folur edhe për opozitën serbe e cila nuk ka pranuar që të marrë pjesë në zgjedhjet 19 majit në katër komunat me shumicë serbe në Republikën e Kosovës.

    Sipas tij me këtë veprim ata e kanë pranuar pavarësinë e shtetit të Kosovës.

    Këto deklarime të Vuçiq vijnë pak ditë pasi kancelarja gjermane, Anglea Merkel, dhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, kanë dërguar ftesë në adresë të tij, kryeministres Brnabic, presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, për një takim në Berlin më 29 prill, në të cilin pritet të diskutohen dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, vendimi për taksën dhe ideja për korrigjim të kufijve.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës
    • Osmani përmbyll vizitën dyditore në Zvicër: Historike për Republikën e Kosovës
    • Njësitë ajrore të SHBA-së, Zvicrës e Hungarisë realizojnë fluturime në formacion në gjithë Kosovën
    • Arbër Vokrri shkarkohet nga pozita e zv.ministrit, pasi akuzoi ndërkombëtarët se nxitën trazira në veri
    • Zyrtare: Kosova zbulon një tjetër kundërshtar për miqësore
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.