Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në Ditën e Kushtetutës ka thënë se ajo është shkelur dhe privatizuar nga pushteti ekzekutiv i vendit.
“Për 11 vjet Kushtetuta e Kosovës është privatizuar nga pushteti ekzekutiv i vendit. Të jesh qytetar i Kosovës është e vështirë meqë me Kushtetutë nuk mbrohen të drejtat tona siç duhet të ishte. Sistemi i drejtësisë është i dështuar në vend, ani se një gjë e tillë garantohet për të funksionuar në të mirë të qytetarëve”.
Haxhiu ka bërë thirrje për mobilizim të qytetarëve për t’i parandaluar shkelësit e Kushtetutës së vendit.
Ndërkaq, kritika për Qeverinë dha edhe nënkryetari i VV-së, Bislim Bislimi, i cili e akuzoi për degradim të aktit më të lartë ligjor
“Qeveria ka shkelur Kushtetutën duke uzurpuar institucionet publike me punësim të të afërmeve të tyre bashkë me partnerët e koalicionit PAN. Pabarazi të madhe ka edhe në përqindjen e grave që kjo e drejtë iu garantohet edhe me Kushtetutë. Që nga vitit 2008 kur vendi është bërë me Kushtetutë, Qeveria Haradinaj ka devalvuar dhe shkelur atë”.