Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca u shpreh se nuk u kanë bërë ftesa speciale partive politike opozitare që ta mbështesin Protestën e Vetëvendosjes porse ai tha se kërkon mbështetjen e tyre, raporton Zëri.info.
Ai tha së në këtë protestë i ftojnë të marrin pjesë të gjithë qytetarët pa dallim partiak.
“Ne mendojmë që ky mosfunksionim kaq i tmerrshëm i drejtësisë nuk i seleksionon qytetatqt në baza partiake por vetëm bossët e krimit. Bashkimi i qytetarëve për të kërkuar drejtësi është e drejtë kushtetuese. Nuk u kemi barë ftesë speciale por kërkojmë që të na mbështesin”, ka thënë Konjufca./Zëri