Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Vetëm PDK ka aplikuar për kryetar komune në veri, afati mbyllet nesër

    17/04/2019 | 15:45
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nesër përfundon afati për aplikim për kandidat apo parti politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të vendit, kurse vetëm PDK-ja ka aplikuar.

    Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan do të mbahen më 19 maj, kurse nesër është afati i fundit për aplikimin e subjekteve politike apo kandidatëve për kryetar të këtyre komunave.

    Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur për lajmi.net, se deri më tani ka aplikuar vetëm Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

    “Deri më tani kemi pranuar aplikimin e një subjekti politik për t’u certifikuar për pjesëmarrje në këto zgjedhje. Bëhet fjalë për Partinë Demokratike të Kosovës, e cila ka paraqitur aplikimin për kryetar të këtyre katër komunave”, ka deklaruar Elezi për lajmi.net.

    Tutje, ai ka thënë se afati për aplikimin e kandidatëve apo partive politike është nesër, më 18 prill.

    “Siç kemi bërë të ditur më parë, ky afat përmbyllet ditën e enjte, më 18 prill, në orën 24:00. Të gjitha aplikimet që pranohen do të shqyrtohen nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, që pastaj do të paraqesë në KQZ rekomandimet përkatëse për çdo aplikim, për certifikim ose jo”, ka deklaruar Elezi.

    Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, më 8 prill, shpalli 19 majin datën e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës.

    Kujtojmë se katër kryetarët e këtyre komunave, më 27 nëntor të vitit 2018, kanë dhënë dorëheqje, duke kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Konfirmon Policia: Katër të lënduar nga aksidenti në Kçiq të Mitrovicës
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    • Hamiti: Pozita ndërkombëtare e Kosovës është përkeqësuar fort, imazhi i vendit tonë është dëmtuar
    • Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës
    • Parashikimi i motit për sot
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.