Banorë të fshatit Pestovë që banojnë buzë magjistrales Prishtinë-Mitrovicë dhe afër permendores së dëshmorit “Zahir Pajaziti” thonë se janë në hallë me ujërat e zeza.
Një banor i kësaj lagje ka dërguar fotografi në adresë të redaksisë sonë ku shihet se ujërat e zeza kanë vërshuar pjesë të oborreve të shtëpive.
Ky banorë thotë se vetëm tani ujërat e zeza kanë dalë në oborret e katër shtëpive, kurse 60 shtëpi nga kjo pjesë nuk janë fare të kyqura në rrjetin e kanalizimit.
Poashtu pavarsisht kërkesave në organet gjegjëse komunale ky qytetar thotë se nuk është bërë zgjidhje ndërkohë që arsyetimet e tyre siç thotë ai janë mungesa e mjeteve financiare.
Në vijim gjeni disa pamje të dërguara në adresë të redaksisë sonë të dërguar nga banorë të kësaj lagje.