Të premten do të zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinale të ‘play-offit’ në Superligën e Kosovës, ku Z Mobile Prishtina është nikoqire e Bashkimit dhe Golden Eagle Ylli e pret Rahovecin, shkruan Zëri.info.
Të dyja ndeshjet do të luhen me fillim nga ora 19:00.
Tifozët e basketbollit të Rahovecit ‘Vreshtarët’ ankohen në lidhjen me KB Golden Eagle Ylli nga Theranda.
Ata njoftojnë se nuk do të udhëtojnë në Suharekë për ta përhrahur ekipin në ndeshjen e dytë gjysmëfinale ‘paly-offit’.
Rahoveci ka fituar ndeshjen e parë në udhëtim te Golden Eagle Ylli me rezultat 96:93.
Njoftimi i tifozëve ‘Vreshtarët’ në rrjetin social Facebook
Njoftojmë anëtarët tanë dhe të gjithë qytetin e Rahovecit se udhëtimi i planifikuar për ditën e nesërme nuk do ta ndodhë.
Shkak i dështimit të këtij udhëtimi janë kryesia e KB Golden Eagle Yllit në bashkëpunim me kryesinë e klubit tonë (që nuk e shohin të arsyeshëm udhëtimin).
Policia e Kosovës për mosaftësinë e tyre për sigurinë (gjë që se kemi kërkuar kurrë).
Dhe definitivisht nga sot tifozeria nga Suhareka nuk do shkelë asnjëherë në Rahovec dhe në rast të ndonjë udhëtimi ndonjëherë nuk do marrim përgjegjësi për ndodhitë që do pasojnë.
Nëse nuk po lejojnë udhëtime dhe rivalitet sportiv atëherë mos të ketë rivalitet vetëm sportiv.
Për lojën e nesërme do mblidhemi të gjithë anëtarët në ndonjë vend për të ndjekur lojën bashkë. Rrini të kyçt për vendin dhe kohën.
Dashurinë për klubin dhe qytetin s’mund të na ndalojë askush.