Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Thaçi: Eksperti ndërkombëtar për gylenistët është këshilltar i VV’së e simpati e Sami Kurteshit

    26/04/2019 | 15:13
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Presidenti Hashim Thaçi sot teksa raportuar para komisionit Parlamentar për gylenistët ka acaruar deputetët me pyetjet e tij rreth rastit, shkruan Periskopi.

    Thaçi vazhdimisht ka pyetur pse duhet të përfshihet një ekspert ndërkombëtar në hetime, i cili sipas tij është këshilltar i Vetëvendosjes, mik dhe simpati i deputetit Sami Kurteshi.

    ”Pyetja ime vazhdon me mbetë, eksperti ndërkombëtar a e ka aprovimin e organeve përkatëse të Kosovës. Eksperti ndërkombëtar a lejohet për t’u angazhuar. Cili dokument lejon angazhimim e tij kur është në pyetje siguria ndërkimbëtare. Eksperti i angazhuar ndërkombëtar a ka ndonjë lidhje me ndonjë parti politike apo individ. Është problem që është i preferuari i Sami Kurteshit. Sa mund ta bind opinionin se ai raport është objektiv kur është ai mik i Samisë. Këshilltar i partisë politike që i takon Samiu si dhe simpatia e Samiut’’, tha Thaçi.

    Raportimi i presidentit Hashim Thaçi para Komisionit Hetimor për dëbimin e shtetasve turq, po kalon me tensione të mëdha. Presidenti Thaçi është përplasur me replika me deputetët, duke i pyetur se më cilën zyrë ligjore janë konsultuar për të angazhuar ekspert të huaj.

    “Cili institucion legal ka dhënë pëlqim për një ekspert të huaj. Ky është vendim politik. Gjermani ju në botë një shtet demokratik ku përgjegjësitë e shefit të Ushtrisë, Policisë, shefi të Intelegjencës ia bartë një eksperti të huaj. Është e drejtë e imja kushtetuese të jap sqarim. Si president i vendit e kam obligim të ruaj interesin kombëtar dhe rrëfimin tim”, ka thënë Thaçi.

    Këtu kanë ndërhyrë deputeti Sami Kurteshi dhe Xhelal Sveçla i Vetëvendosjes.

    Ndaj kësaj ka ndërhyrë edhe deputeti Anton Quni i LDK’së, i cili ka thënë se ‘i kupton shqetësimet e presidentit por këto janë çështje teknike’./Periskopi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Rukiqi: Gëzohemi që samiti po mbahet në Tiranë, por brengosëse që Kosova është në izolim të madh ndërkombëtar
    • Gërvalla pretendon se po bëhet fushatë ndaj Pecit: I ndershëm deri në palcë
    • Ekskluzive: Bastisje në tetë lokacione në rajonin e Dukagjinit për tentim vrasjen e 29 janarit në Pejë
    • Rritet numri i lindjeve në Kosovë, vetëm gjatë marsit lindën 2 mijë e 061 fëmijë
    • Një grua zhduket në Prishtinë, rasti në hetime
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.