Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Tahirsylaj do t’ju befasojë me parashikimin e tij për motin

    14/04/2019 | 12:24
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Java e tretë e muajit prill do të vazhdojë me temperatura të ulëta dhe reshje shiu. Eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj ka treguar për Gazetën Express se si do të jenë temperatura gjatë javës si dhe kur pritet të përmirësohet moti

    Tahirsylaj ka treguar se Kosova do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e ulët të shtypjes atmosferike, ku si pasojë e kësaj do të vazhdojnë reshjet e shiut.

    “Vendi do të vazhdojë të jetë në ndikimin e fushës së ultë të shtypjes atmosferike, për rrjedhojë moti do të jetë i ndryshueshëm do të ketë reshje shiu, intervale të shkurta kohore me diell, ulje të temperaturave por jo ekstreme”, ka thënë Tahirsylaj

    Ai thekson se jemi në fazën e ngricave pranverore, prandaj do të ketë temperatura më të ulëta.

    “Jemi në fazën e ngricave pranverore që fillojnë me datën 15 dhe përfundojnë me 18-19. Temperatura më e ulët do të jetë -1 gradë celsius në ultësira, ndërsa në vendet kodrinore malore -3. Temperatura maksimale do të shkojë deri në 11 gradë celsius”, ka theksuar Tahirsylaj.

    Tahirsylaj thotë se ngricat pranverore mund të shkaktojnë edhe dëme, prandaj këshillon që rë merren masa mbrojtëse.

    “Ngricat mund të shkaktojnë dëme, preferohet të merren masa mbrojtëse, si djegia e kashtës, spërkatja dhe një metodë e re që është me antifriz që ndikon pozitivisht që të mos dëmtohen pemëtaria e vendit”, ka thënë Tahirsylaj.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • 70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    • Edhe LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin me presidenten Osmani
    • Edhe një përpjekje tjetër nesër, kuvendi lëshon njoftimin për vazhdimin e seancës konstituive
    • Policia e Kosovës fillon sot fushatën për mbrojtjen e këmbësorëve dhe çiklistëve
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.