Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Sveçla: Veseli u dorëzua, Kuvendi do të diskutojë më 11 prill për komisionin për gylenistët

    02/04/2019 | 00:24
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Kryesia e Kuvendit të Kosovës është dorëzuar dhe pritet t’ia vazhdojë mandatin komisionit që ai udhëheq, në mënyrë që të arrijë ta përfunduar punën e tij.

    Sveçla ka treguar në T7 se Kuvendi i Kosovës do të diskutojë më 11 prill për vazhdimin e mandatit të komisionit për rastin e të ashtuquajturve gylenistë.

    “Morëm vesh që Kryesia e Kuvendit, apo kryetari i Kuvendit, ka hequr dorë prej obstruksioneve të vazhdueshme të tij”, ka thënë Sveçla, duke iu referuar Kadri Veselit.

    “Seanca e 11 prillit do të diskutojë për vazhdimin e mandatit të këtij komisioni”, ka njoftuar ai.

    “Do t’i shtohet edhe për 30 ditë afati këtij komisioni, për ta vazhduar punën e tij”, ka treguar Sveçla në T7.

    Ai ka thënë se bllokada ndaj këtij komisioni “është bërë që të mbrohet presidenti i Kosovës”, i cili i ka dhënë urdhra dy udhëheqësve institucionalë që të bënin dëbimin e turqve nga Kosova.

    Këtë, sipas Sveçlës, Hashim Thaçi mund ta ketë bërë për t’i larë ndonjë borxh presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ky është parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • “Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë
    • Nesër vazhdon seanca, tentativa e 15-të për konstituimin e Kuvendit
    • 70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.