Pishina është një prej ëndrrave të shqiptarëve që kanë shtëpi private. Dhe kjo e fundit ndërtohet për qëllim argëtimi të fëmijëve apo të vetë prindërve, një shqiptar i ka kaluar të gjitha pritshmëritë.
Hamez Gashi ka ndërtuar një të tillë për peshqit në kopshtin e shtëpisë së tij në Sutz të Bernës.
Sipas medias zvicerane blick.ch, ai të hënën në mbrëmje, kishte postuar një video në Facebook në të cilën mund të shihet pishina e tij.
Që atëherë, postimi i tij është klikuar mbi 2 milionë herë, është shpërndarë më shumë se 19.000 herë dhe ka më shumë se 13.000 komente.