Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Shala bashkë me gazetarët inspektojnë dyqanet për produkte serbe dhe boshnjake

    13/04/2019 | 14:16
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Taksa prej 100% për produktet serbe dhe boshnjake vazhdon të jetë në fuqi.

    Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, bashkë me inspektoratin dhe gazetarët doli sot në terren për të inspektuar disa markete, njofton Klan Kosova.

    “Pas shfaqjes së shumë shqetësimeve si nga ana e medieve por edhe deputeteve të parlamentit të Kosovës dhe institucioneve tjera se në treg edhe pas vendosjes së masës për produktet serbe dhe boshnjake në tregun e Kosovës po vazhdojnë të jenë në treg ende këto produkte. Unë përkundër urdhëreses që e kom marr një urdhëresë për Inspektoratin e tregut dhe komunale që të vazhdojnë me inspektime të shtuar dhe për të kontrolluar produktet nga këto dy vende sot kam vendos dhe kam kërkuar nga Inspektorati dhe mediet të bëjmë një inspektim të jashtëzakonshëm në pikat e inspektimit që do t’i zgjidhni ju”.

    Shala deklaroi se këtë inspektim të jashtëzakonshëm po e bënë me qëllim që të heqë të gjitha dyshimet e qytetarëve, deputetëve dhe medieve se në tregun tonë gjinden produkte nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

    “Deri tani ministria ka bërë mbi 1000 inspektime duke kontrolluar produktet nga këto dy vende, deri më tash pos disa raste të vogla nuk kemi mundur të shënjojmë raste të tjera se aty ku është përgjegjësia e ministrisë kanë hyrë mallra nga këto vende”, deklaroi Shala.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Konfirmon Policia: Katër të lënduar nga aksidenti në Kçiq të Mitrovicës
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    • Hamiti: Pozita ndërkombëtare e Kosovës është përkeqësuar fort, imazhi i vendit tonë është dëmtuar
    • Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës
    • Parashikimi i motit për sot
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.