Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott tha se zgjidhja gjithëpërfshirëse e çështjes së Kosovës duhet të përfshijë njohjen reciproke.
Ai theksoi se kjo është shkruar edhe në një letër të presidentit amerikan, Donald Trump për Presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
I pari i Amerikës në shkurt përmes një letre i kishte kërkuar homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, që Serbia ta njohë Pavarësinë e Kosovës.
Letër të ngjashme në atë periudhë kishte pranuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi/klankosova.tv/.