Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Reagimi i shpejtë i policisë, ua pamundëson hajnave të vjedhin një traktor

    23/04/2019 | 10:34
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor në Klinë, me datën 22.04.2019, ka pranuar informatë se persona të dyshuar janë duke e tërhequr me veturë një traktor nëpër një fushë në fshatin Gjurgjevik i Vogël të komunës së Klinës.

    Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe pas një kohe shumë të shkurtër kanë arritur ta gjejnë traktorin e tipit ‘DAF’, kurse personat e dyshuar kishin ikur nga vendi i ngjarjes. Pas një kohe përmes telefonit ka telefonuar Policinë viktima m/k/serb, ku sipas tij iu është vjedhur traktori në fshatin Videjë- Klinë.

    Lidhur më këtë rast janë angazhuar njësitet përkatëse të Policisë për të marrë masat e nevojshme adekuate dhe për këtë është informuar Prokurori i Shtetit, ndërsa traktori i është kthyer pronarit.

    Hetuesit e Stacionit Policor në Klinë janë duke punuar intensivisht për të arritur që të identifikojnë dhe të arrestojnë kryerësin apo kryerësit e veprës së cekur më lart.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti krejt indiferent ndaj zgjedhjeve në Shqipëri. Kush ia ‘shkuli veshin’ sipas Visar Ymerit?
    • Tragjedi në Prizren – vdes 24 vjeçari, dy persona raportuan në polici se i riu që doli për ta blerë armën shkrepi në drejtim të vetës
    • Sali Berisha pezmatohet nga Exit Poll i Haxhiut: Batoni, gënjeshtar i gatshëm
    • Kurti e nis fushatën për zgjedhjet lokale, VV thotë se ia ka marrë LDK’së një emër të njohur në Prizren
    • AAK nesër i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për votimin e fshehtë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.