Werder Bremen do të ketë punë të vështirë, teksa luan si mysafir i Schalke 04 në kuadër të çerekfinaleve të DFB Pokal.
Për këtë ndeshje, Milot Rashica është titullar i padiskutueshëm.
Ylli kosovar po kalon në formë të jashtëzakonshme me ekipin gjerman, ku në 9 paraqitjet e fundit ka shënuar 7 gola, përcjell Periskopi.
Në DFB Pokal, në dy ndeshje, Rashica ka realizuar dy gola dhe kërkon ta ndihmojë ekipin e tij të prek gjysmëfinalen pas një kohe të gjatë.
Ndeshja pritet të fillojë nga ora 20:45, dhe luhet në ‘Veltins Arena’. /Periskopi/