Këngëtarja Dafina Zeqiri para pak minutash e ka lansuar në kanalin zyrtar në Youtube projektin e saj më të ri muzikor.
Kënga titullohet “Rofe” dhe është e publikuar edhe me videoklip. Dafina zgjodhi që publikimin e saj ta bëjë pikërisht sot në një ditë tejet të veçantë për të, shkruan lajmi.net
Në ditëlindjen e saj të 30-të, kjo ishte dhurata që Duffye e ka ruajtur për fansat e saj të shumtë.