Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Prokuroria kërkon paraburgim ndaj dy të dyshuarve për shembjen në ish-Hotel Adriatik

    23/04/2019 | 17:12
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë  – Departamenti për Krime të Rënda,ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për dy të dyshuarit A.H dhe Q.H, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen veprës penale“Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 365 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit A.H dhe Q.H me datën 22.04.2019 rreth orës 16.55, sipas marrëveshjes gojore mes vete dhe pa konsultimin e ekspertit përkatës për rrënimin e objekteve kanë filluar ti kryejnë punët në objektin ndërtimor në objektin e ish-hotelit Adriatik, të cilën pronë i pandehuri A.H e ka marrë me qera dhe në cilësinë e punëdhënësit, ndërsa i pandehuri Q.H në cilësinë e pune kryesit.

    Në kohën kur punëtorët – dëshmitarët A.M, M.M dhe S.H po pastronin objektin në katin e parë, viktima V.I kishte hipur në skelë dhe po prente shtyllën e katërt me rradhë të katit të parë të objektit, në këtë moment punëtorët-dëshmitarët e vërejnë se po shembet një pjesë e objektit dhe fillojnë të ikin në drejtim të derës së hyrjes, ndërsa viktima nuk arrin që të ikë dhe i njëjti mbetet nën rrënojën e objektit, dhe pas disa orëve nxjerrët pa shenja jete.

    Dy të dyshuarit janë arrestuar ditën e hënë me datën 22 prill dhe me urdhër të prokurorit për momentin gjenden në ndalim 48 orësh.

    Seanca për caktimin e paraburgimit pritet të mbahet para gjyqtarittë procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Osmani para mërgatës në Zvicër: Nuk ka fuqi më të madhe sesa mbështetja për njëri-tjetrin
    • Çitaku, Vokrrit të VV-së: Kur sheh deklarata të tilla e kupton pse Kosova sot është më e izoluar se kurrë më parë
    • Zafir Berisha thotë se s’pi kafe me Kurtin sepse “ky ta keqpërdor edhe kafenë, o burrë”
    • Hasani: Masakrën e Dubravës e kreu shteti serb, por sot gjykohet UÇK-ja
    • Bajrami: Mafia energjetike nuk kufizohet vetëm te Martini e Nagipi, është shumë më e gjerë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.