Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Përplasen Haxhiu e Izmaku rreth ndryshimit të ligjit për zgjedhje

    16/04/2019 | 18:21
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku dhe ajo e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu janë përplasur gjatë ditës së sotme në Komisionin për Legjislacion.

    Arsyeja e gjithë kësaj ishte ndryshimi i Ligjit të Zgjedhjeve të Përgjithshme.

    Deputetja Izmaku kërkoi që Komisioni për Legjislacion të mos e shqyrtojë këtë pikë, pasi sipas saj komisionit po i humb kredibiliteti.

    Ajo madje iu drejtua koleges së saj Haxhiu se po sillet me arrogancë.

    “Nuk e kuptoj pse me kaq emocion Albulenë ty personalisht po të them, pse po e merr me kaq emocion këtë ligj… Me arrogancë nuk mundesh me udhëheq mbledhjen”, tha ajo, transmeton kp.

    Ndërkaq deputetja Haxhiu ka reaguar duke thënë se nuk i jep llogari asaj.

    “Po e marr sepse bashkatdhetarëve tanë është duke iu cenuar e drejta, ti mos më trego se qysh me u sill… Bashkatdhetarëve tanë është duke iu cenuar e drejta e votës, pikërisht për shkak të procedurave burokratike, dhe po flas me emocion. Ty nuk të jap llogari, je njeriu i fundit që duhet t’i jap llogari”, tha Haxhiu.

    Ndryshe, dje në Kuvend është krijuar një komision “ad-hoc” për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor. Deputeti i pavarur, Korab Sejdiu, tha se ky ndryshim është për t’ua lehtësuar diasporës mënyrën e votimit, i cili sipas tij, duhet të bëhet në ambasadat apo konsullatat e Kosovës ku ata më afër jetojnë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Zyrtare: Kosova zbulon një tjetër kundërshtar për miqësore
    • Hasani: Shteti i Kosovës nuk është Albin Kurti, ai duhet të largohet së bashku me ministrat që janë deputetë
    • Bajrami: Për t`u formuar institucionet e Kosovës duhet një qeveri kalimtare
    • Konfirmon Policia: Katër të lënduar nga aksidenti në Kçiq të Mitrovicës
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.