Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të mërkurë në aksin rrugor Shkodër- Bushat, ku dy makina janë përplasur ashpër. Si pasojë e impaktit të fortë, dy persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa 4 të tjerë janë plagosur. Mësohet nga informacionet paraprake se dy viktimat janë gra të moshës rreth 40-50 vjeçe, shkruan Ballkan Web.
Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë dhe ende nuk është mësuar gjendja shëndetësore e të plagosurve apo identitetet e viktimave.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton ngjarjen e rëndë. Më poshtë disa nga fotot që tregojnë sesi makinat kanë flutuaruar në kanalin ngjitur rrugës për shkak të përplasjes së fortë.