Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Pacolli: Arrestimi i Jovanoviq tregon që Serbia nuk i njeh parimet themelore të qytetarisë

    25/04/2019 | 17:29
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar rreth arrestimit të Këshilltarit të Kryeministrit, Srdjan Jovanoviq nga autoritetet serbe, njofton Klan Kosova.

    Pacollit përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë që ky arrestim tregon që Serbia nuk i njeh parimet themelore të qytetarisë.

    Ai tha se do t’i kërkojë Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd që të monitorojë këtë rast.

    Postimi i plotë i Pacollit në Facebook:

    “Serbia po vazhdon me fushatën e terrorit mbi qytetarët e Republikës së Kosovës, duke i ndalur dhe keqtrajtuar në pika kufitare apo brenda territorit të saj”.

    “Arrestimi i sotshëm i Këshilltarit të Kryeminstrit, Srdjan Jovanoviq, nga autoritetet e sigurisë dhe intelegjenca serbe, tregon që Serbia nuk njeh parimet themelore të qytetarisë”.

    “Ky regjim jo demokratik, i arreston serbet i Kosovës, sepse mendon që fakti se ata janë serbë, i bënë me automatizëm edhe shtetas të saj. Është pikërisht kjo logjike primitive, sipas së ciles serbet kudo në botë i takojnë Serbisë, ajo e cila e ka shtyrë këtë vend në luftra dhe konflikte me popuj dhe vendet tjera”.

    “Do t’i kërkojmë Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, të monitoroj këtë rast, dhe në rast se Jovanoviç keqtrajtohet, në shenjë proteste ndaj këtij shteti, do të shohim mundësinë e mbylljes së përkohshme të prezencës sonë diplomatike në Serbi”.

    “Është e qartë që mungon trysnia nga Bashkimi Evropian mbi këtë vend, dhe edhe përkushtimi për procesin e normalizimit”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ky është parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • “Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë
    • Nesër vazhdon seanca, tentativa e 15-të për konstituimin e Kuvendit
    • 70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.