Në pamjet e drejtpërdrejta shihen dëmet e mëdha të shkaktuara nga zjarri në katedralen Notre Dame në Paris.
Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e djeshme katedralen e famshme të Notre-Dame në Paris.
Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë tymin e madh që del nga çatia e katedrales, raportojnë mediat franceze, përcjell lajmi.net.
Tymi i bardhë që del prej andej është i dukshëm në pjesën më të madhe të Parisit.
Sipas informacioneve të para besohet që zjarri ka rënë në pjesën ku po bëhen restaurimet e objektit dhe flakët kanë shpërthyer në zonën poshtë çatisë së katedrales.
Në pamjet e drejtpërdrejta shihen dëmet e mëdha të pësuara nga zjarri derisa presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka premtuar rindërtimin e saj. /Lajmi.net/