Kalaja e Qytetit të Vushtrrisë ka qenë sot pikë takimi e qytetarëve pjesëmarrës me kryetarin Tahiri dhe Drejtorin e Urbanizmit, Berat Sadiku.
Arsyeja e këtij takimi ishte diskutimi i idesë dhe projektit të Tregut të Prodhuesve Vendor, projekt ky që parashihet të realizohet nga Komuna e Vushtrrisë.
“Në këtë prezentum kemi prezentuar idenë, koncepti dhe lokacioni i tregut si hapësië funksionale që ngërthen në vete hapësirën për prodhues vendor, zejtarë, hapësira të gjelbra, kënde lojrash për fëmijë, restaurant, parkingje për vetura e bicikleta” shkruan Drejtori i Urbanizmit, Berat Sadiku.