Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi e ka dhënë komentin e tij për Derbin e Anamoravës.
Gjilani dhe Drita barazuan mbrëmë pa gola në “Fadil Vokrri”, ndërsa Munishi thotë gjyqtari Dardan Çaka gaboi me vendimet e tij, shkruan Zëri.
“Gjyqtarët në Kosovë duhet ta dinë se kur referojnë derbi dhe se aty mblidhen shumë tifozë për t’i përcjellur”, tha Munishi në “Dueli Sportiv”.
“Gjyqtari u ngut me kartonët e kuq, sidomos me Nikën. Ata duhet të shkojnë te psikologu para se të referojnë”, shtoi Munishi./Zëri/