Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Muhaxhiri: Suspendimi i taksës është kërkesë decidive nga aleatët kryesorë – s’ka kuptim të qëndrojë

    02/04/2019 | 20:05
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Analisti politik Artan Muhaxhiri duke i komentuar zhvillimet politike në vend ka shprehur mendimin për atë se çfarë duhet të bëjnë partitë opozitare.

    “Ky koalicion ka mungesë të homogjenitetit. Janë disa njësi që ndonjëherë nuk kanë asnjë marrëdhënie mes vete. Ekziston përshtypja e qartë që nuk ka homogjenitet dhe nuk ka ndërlidhje organike mes këtyre pjesëve qeveritare”.

    “Është obligim dhe detyrim i opozitës që në këtë moment të japë një ofertë bindëse qeveritare – një lloj ‘Qeverie në Hije’, sipas stilit britanik”.

    “Opozita duhet t’ia dëshmojë elektoratit dhe ndërkombëtarëve që është e gatshme të vijë në pushtet edhe nëse zgjedhjet ndodhin shumë shpejt. Po ashtu, opozita duhet të ofrojë një garancë që mund ta ketë shumicën në parlament, mund të ketë bashkëpunimin me pakicat që është obligim kushtetues dhe mund të qeverisë ndryshe nga koalicioni PAN”.

    “Nëse e arrin këtë, atëherë jam 100% i bindur se do ta ketë edhe përkrahjen e ndërkombëtarëve”.

    Por, sipas tij, partitë në opozitë kanë mungesë të harmonizimit në çështjet kryesore.

    “Ne kemi parë disa vizita të Albin Kurtit te Isa Mustafa, por nuk ka asgjë të strukturuar dhe nuk ka asgjë në letër”.

    “Nëse qytetarëve i ofrohet një platformë e përbashkët besoj se LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje do të fitonin bindshëm në zgjedhjet e ardhshme duke përfshirë përkrahjen e ndërkombëtarëve nëse garantojnë homogjenitet, vizion të përbashkët disavjeçar dhe garancë për bashkëpunimin e tyre normal, jo me dallime të mëdha, që mund ta pengojnë edhe qeverisjen e ardhshme”.

    Muhaxhiri në Info Magazine të Klan Kosovës ka folur edhe për vizitën e fundit të dy deputetëve gjermanë dhe qëndrimet e tyre të shpalosura hapur kundër lëvizjes së kufijve.

    “Këta dy deputetë duhet të konsiderohen si mesazh dërgues i Qeverisë së Gjermanisë sepse natyrisht që këta nuk mund të flasin për dëshirat e tyre, por janë zëdhënës të pozicionit aktual gjerman”.

    “Për qëndrimin gjerman ndoshta më mirë është të pyetet presidenti Hashim Thaçi sepse ai shpesh e kamuflon këtë pozicion ndërkombëtar”.

    “Këto qëndrime janë të qarta, por ajo që ishte më e rëndësishme ishte çështja e taksës që ishte kërkesë deicidive që të largohet taksa”.

    “Nga e kaluara kemi qenë dëshmitarë që kur është një plan ndërkombëtar, përfaqësuesit e shteteve mike vijnë këtu dhe e përsërisin të njëjtën gjë derisa të krijohet momentumi që ose Qeveria ndryshon qëndrimin ose ndryshohet Qeveria”.

    “Ka disa muaj që edhe amerikanët edhe gjermanët po e përmendin heqjen e taksës. Duhet të gjendet modalitet prej kryeministrit Ramush Haradinaj sepse nëse taksa është pengesë dhe një kërkesë kaq decidive nga aleatët tanë kryesorë atëherë nuk ka kuptim të qëndrojë sepse me automatizëm kuptohet që po na largon prej aleatëve tanë”.

    Muhaxhiri ndër të tjera ka folur edhe për problemin me numrat të pozitës dhe opozitës në Kosovë.

    “Kosova është vend sui-generis, në të gjitha kuptimet e mundshme. Ka disa qeveri që nuk i kanë 61 vota në Kuvend, por qëndrojnë. Kjo në aspektin e një normaliteti politik nuk bën shumë sens”.

    “Nëse një qeveri nuk i ka 61 vota atëherë opozita duhet ta bëjë mocionin e mosbesimit, por ne që jetojmë këtu e dimë që ndryshimet e qeverive nuk bëhen krejtësisht në mënyrë demokratike dhe të vullnetshme sepse është një faktor që shpesh i determinon koalicionet qeveritare”.

    “Pa aminin e Amerikës dhe shteteve të Kuintit asgjë e madhe dhe e rëndësishme politikisht nuk mund të ndodhë”.

    Muhaxhiri ka thënë se problemet e brendshme politike mund të shkaktojnë dëme edhe në procesin e dialogut me Serbinë.

    “Kjo do ta dëmtojë artikulimin e nevojave, kërkesave dhe domosdoshmërive të Kosovës nga etapa e fundit e dialogut që është guri historik prapa të cilit nuk mund të ketë zhvillime të kësaj natyre ndoshta edhe për disa dekada të tjera”.

    “Ky është një moment që konsiderohet se do të bëhet një shkëputje pothuajse përfundimtare e Kosovës me Serbinë. Ky është një moment që i gjithë spektri politik duhet ta gjejë fuqinë, vullnetin dhe njerzillëkun që të ulet së bashku dhe t’i harmonizojë kërkesat e qytetarëve të Kosovës”.

    “Përçarja i bën dëm të madh Kosovës sepse e pengon në arritjen e shprehjes së kërkesave. Me siguri se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë do të arrihet, por për fat të keq ndoshta do të jetë edhe e imponuar”.

    Analisti politik Muhaxhiri është shprehur shumë optimist se një marrëveshje finale me Serbinë do të ndodhë këtë vit.

    “Mendoj se po – nëse jo me vullnet atëherë me imponim”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ekskluzive: Bastisje në tetë lokacione në rajonin e Dukagjinit për tentim vrasjen e 29 janarit në Pejë
    • Rritet numri i lindjeve në Kosovë, vetëm gjatë marsit lindën 2 mijë e 061 fëmijë
    • Një grua zhduket në Prishtinë, rasti në hetime
    • Moti sot i vranët dhe me shi
    • Fshatrat e Vushtrrisë që nesër do të kenë ndërprerje të rrymës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.