Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale u kërkon punëtorëve të raportojnë për shkeljet që u bëhen

    10/04/2019 | 13:55
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Recica, ka vizituar qendrën tregtare “ETC” në Fushë Kosovë.

    Reçica bashkë me Inspektoratin e Punës u prit nga drejtoresha gjenerale e ELKOS-s, Servete Abazi. Ai ka bashkëbiseduar me punëtorët e kësaj qendre për t’u informuar për kushtet e punës.

    Reçica kërkoi nga këta të fundit që të raportojnë për çdo padrejtësi ndaj tyre, sipas tij, të drejtat e punëtorë mbrohen me Ligj të Punës.“Pas vizitës në “Viva Fresh” dhe bashkërisht me drejtoreshën e patëm mundësin e diskutimin edhe me punëtorët për respektimin dhe oraret.

    Po informohemi nga afër për kushtet e punës. Ngritjen e vetëdijesimit se respektimi i të drejtave të punëtorëve është i garantuat me ligj. Ne kemi kërkuar nga inspektorati dhe do të jemi të pakompromis dhe i falënderojë sepse janë duke kryer një punë të mirë”, tha Reçica.

    Ndërsa, menaxheri i ETC-së, Petrit Selmani, tha se ky biznes e respekton Ligjin e Punës mbi 95 për qind.“Ne patëm nderin me pas ministrin në vizitë dhe me u informuar edhe vet prej anës së punëtorëve që ne si kompani çfarë kushte ju ofrojmë. Mbi 95 për qind të ligjit rreth kushteve të punës si ne aspektin e pushimeve pagesës orarit të punës sigurimeve shëndetësore jemi mundu maksimalisht me implementuar ligjin çka ja kemi arrit. Kushtet në ETC përputhen me ligjin”, u shpreh Selmani.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës
    • Osmani përmbyll vizitën dyditore në Zvicër: Historike për Republikën e Kosovës
    • Njësitë ajrore të SHBA-së, Zvicrës e Hungarisë realizojnë fluturime në formacion në gjithë Kosovën
    • Arbër Vokrri shkarkohet nga pozita e zv.ministrit, pasi akuzoi ndërkombëtarët se nxitën trazira në veri
    • Zyrtare: Kosova zbulon një tjetër kundërshtar për miqësore
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.