Milot Rashica e ka dëshmuar këtë vit se është njëri prej futbollistëve më të mirë në kampionatin elitar gjerman, Bundesliga.
Mesfushori i talentuar kosovar ka ditur të tregohet ‘hero’ në ndeshje këtë sezon për Werder Bremenin me golat dhe asistimet e tij, shkruan Zëri.
Vetëm në muajin e kaluar, Rashica ka shënuar katër gola në Bundesliga, si dhe ka dhuruar një asistim.
The star performers of an eventful month 📹 It's time now to vote for your #BundesligaPOTM for March 🏆
Voting link 🗳️👇https://t.co/N09DcPPw06@EASPORTSFIFA 💿 #FIFA19 pic.twitter.com/Y5xJboAZIR
— Bundesliga English (@Bundesliga_EN) April 10, 2019
Tani, Bundesliga në bashkëpunim me EA Sports e kanë nominuar yllin e Kosovës në listen e ngushtë për çmimin “Lojtari i Muajit Mars”.
Rashicën mund ta votoni duke klikuar KËTU.
Në këtë listë janë edhe futbollistët si Robert Lewandowski, James Rodriguez, Marcel Halstenberg, Filip Kostic dhe Max Kruse.
Ndryshe, këtë sezon, ish-futbollisti i Vushtrrisë ka shënuar dhjetë gola dhe ka dhuruar dy asistime me Werder Bremenin në të gjitha garat./Zëri/