Milot Rashica vazhdon me formën e çmendur në pjesën e dytë të sezonit të garave.
Kosovari i shënoi edhe gjigantit evropian, Bayernit të Munichut, në kuadër të gjysmëfinales së DFB Pokal, siç njihet ndryshe Kupa e Gjermanisë, shkruan GazetaBlic.
Anësori i kombëtares verdhë e kaltër fillimisht asistoi për Osakon në minutën e 74-të, para se një minutë më vonë të realizoi golin e barazimit me një kryevepër, që e la me gishta në gojë Matts Hummels.
Performanca e jashtëzakonshme ka ndikuar që ish-anëtari i Vushtrrisë dhe Viteses të hyjë në formacionin më të mirë të fazës gjysmëfinale, duke u vlerësuar me notën 8.5./GazetaBlic