Stadiumi i Southamptonit, “St Mary’s Stadium” pritet të jetë nikoqir i ndeshjes mes Anglisë dhe Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020, raporton “Press Association Sport”
Federata Angleze e Futbollit njoftoi gjatë muajit mars se ndeshje e tretë në shtëpi e përfaqësueses në kuadër të kualifikimeve nuk do të luhet në “Wembley”, derisa stadiumi favorit për ta mirëpritur këtë ndeshje është “St Mary’s Stadium”, transmeton zeri.info
“Press Association Sport” shkruan se bisedimet janë duke u zhvilluar që ndeshja të luhet në Southampton, vend në të cilin për herë të fundit Anglia kishte luajtur në barazimin 2:2 ndaj Maqedonisë në vitin 2002./Zëri