Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Makron dhe Merkel pritet të dalin me propozim konkret për Serbinë dhe Kosovën

    15/04/2019 | 21:21
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Takimi i 29 prillit do të ketë ekskluzivitete shumë më serioze se përballja Haradinaj – Vuçiq. Aty pritet që, nën patronatin e Merkelit e Makronit, të propozohet një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë.

    Në Berlin janë ftuar të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa vetëm Kosova e Serbia do të përfaqësohen nga kryeministrat dhe nga presidentët. Aty janë ftuar kryeministri Ramush Haradinaj dhe Presidenti Hashim Thaci bashkë me homologët e tyre Ana Bernabiq dhe Aleksandar Vuçiq.

    Presidenti Trump, në letrat që u kishte shkruar Thaçit e Vuçiqit, u kishte thënë se marrëveshja finale do të nënshkruhet nga ta në Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë rrugën drejt marrëveshjes po e shtrojnë Franca e Gjermania.

    Nikoqirë të takimit të 29 prillit pritet të jenë kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

    Merkel, që ka kundërshtuar lëvizjen e kufijve në Ballkan, po merret personalisht me çështjen e Kosovës.

    Siç merr vesh Express, në këtë takim pritet që të propozohet një dokument në kornizat e së cilit do të arrihet marrëveshja mes Kosovës e Serbisë.

    Marrëveshja s’do të përfshijë ndarjen, por nuk do të jetë më e mira për Kosovën. Ajo më shumë mundësi do t’i lejojë Serbisë sovranitet në pjesë brenda territorit të Kosovës.

    Qeveria gjermane në një përgjigje për Gazetën ka konfirmuar se qëllimi i Kancerlares dhe i Presidentit francez është stabilitetit në rajon, veçmas mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Stabiliteti dhe zhvillimet e mira në rajon janë të një rëndësie të madhe për kancelaren dhe presidentin. Ata synojnë që me të ftuarit të diskutojnë rreth sfidave të veçanta me të cilat po ballafaqohet rajoni, në veçanti për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Qeverisë Gjermane.

    Ndërkaq dy liderët e Kosovës shkojnë në Berlin pa qëndrime të unifikuara. Thaçi sot ka takuar komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn, ndërsa Haradinaj nga Sllovia e Lipjanit ka akuzuar Hahnin dhe Federica Mogherinin se e kanë humbur një vit kot me deklaratat për shkëmbime të territoreve.

    Kabineti i Kryeministrit është deklaruar në ritmin e njëjtë me shefin e Qeverisë.

    Meliza Haradinaj, këshilltare e Kryeministrit, shkroi sot se Kosova ka vëmendjen e plotë të Merkelit në takimin e Berlinit, dhe liderët institucionalë duhet të unifikojnë qëndrimin para takimit të organizuar nga Merkeli e Makroni.

    “Meqë tani kemi vëmendjen e plotë të Kancelares Merkel në dialog, e cila është edhe nikoqire e takimit të 29 prillit, është koha e fundit që liderët institucionalë, delegacioni shtetëror, dhe opozita kosovare të dakordohen në një qëndrim unik para udhëtimit në Berlin. Vetëm kështu Kosova do të jetë më e fortë përballë Serbisë, dhe më serioze në sfidat e saj ndërkombëtare”, ka shkruar ajo

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ky është parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • “Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë
    • Nesër vazhdon seanca, tentativa e 15-të për konstituimin e Kuvendit
    • 70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.