Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    LVV-ja dhe LB-ja, partitë e vetme kosovare që e mbështesin Rekën për president

    20/04/2019 | 12:33
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Lëvizja Vetëvendosje dhe Lëvizja për Bashkim janë dy partitë e vetme kosovare që e kanë përkrahur Blerim Rekën për president të Maqedonisë, shkruan Gazeta “Zëri”.

    Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, është shprehur se mbështetja e shqiptarëve të Maqedonisë ndaj Rekës në zgjedhjet presidenciale do ta forconte faktorin shqiptar. Mirëpo ai theksoi se është e pakuptueshme që disa shqiptarë të Maqedonisë përveçse nuk po e përkrahin Rekën, ata edhe po bëjnë fushatë për ta penguar suksesin e tij.

    “Është e padiskutueshme që mbështetja për kandidatin shqiptar për president të Maqedonisë nga shqiptarët e Maqedonisë do ta forconte edhe më shumë faktorin shqiptar. Ajo çfarë unë nuk po e kuptoj është se përse disa shqiptarë të politikës atje kane nisur dy fushata, në njërën anë për ta mbështetur kundërkandidatin e një shqiptari dhe në anën tjetër për ta penguar suksesin qysh në rundin e parë të kandidatit të vetëm shqiptar, profesor Blerim Rekës. Nuk do të thotë që Blerimi të mbështetet vetëm për faktin që është shqiptar, por po ashtu edhe nuk duhet të kundërshtohet e luftohet kaq shumë pikërisht për faktin që është shqiptar”, është shprehur Selimi.

    Përkrahje të njëjtë i ka dhënë gjatë së premtes edhe lideri i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, shkruan Gazeta “Zëri”.

    Ai ka thënë se partitë shqiptare në Maqedoni duhet të bëjnë përpjekje që ta kenë një kandidat konsensual për president të shqiptarëve, por edhe të maqedonasve.

    “Një pjesë e partive politike shqiptare nuk duhet ta mohojnë mundësinë e të pasurit një president, i cili do t’i zhbllokonte proceset politike dhe të krijojë mundësinë që shqiptarët ta kenë kandidatin e tyre për president e që mund të jetë lirisht edhe kandidat i maqedonasve. Krejt e logjikshme do të ishte që koalicionet përfundimtare të jenë ato të pasbalotazhit. Deri atëherë pse të mos bëhen përpjekje që profesor Blerim Reka të kalojë në balotazh dhe të jetë kandidati konsensual edhe i shqiptarëve, edhe i maqedonasve”, ka thënë Murati./ZËRI

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ky është parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • “Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë
    • Nesër vazhdon seanca, tentativa e 15-të për konstituimin e Kuvendit
    • 70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.