Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Liverpooli e Tottenhami dalin fitues në ndeshjet e para çerekfinale

    09/04/2019 | 22:59
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Liverpooli dhe Tottenhami kanë shënuar fitore në ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton zeri.info

    Liverpooli triumfoi 2:0 në shtëpi ndaj Portos.

    Ekipi i Jurgen Kloppit e kreu detyrën qysh në pjesën e parë. Naby Keita shënoi i pari për “të kuqtë” në minutën e 5-të, derisa epërsinë e dyfishoi Roberto Firmino (26’).

    Porto rrezikoi disa herë portën e Alissonit dhe pati mundësi që ta ngushtonte rezultatin, por nuk arriti dot t’i konkretizojë rastet e veta.

    Ndërkohë, Tottenhami korri fitore 1:0 ndaj Manchester Cityt në stadiumin e ri “Tottenham Hotspur Stadium”.

    Manchester City e filloi më mirë takimin, duke krijuar raste të mira dhe madje edhe duke fituar një penallti në minutën e 13-të.

    Por, i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë u tregua Sergio Aguero.

    E goli i vetëm i kësaj sfide erdhi në minutën e 78-të nga Heung-Min Son./Zëri

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Zyrtare: Kosova zbulon një tjetër kundërshtar për miqësore
    • Hasani: Shteti i Kosovës nuk është Albin Kurti, ai duhet të largohet së bashku me ministrat që janë deputetë
    • Bajrami: Për t`u formuar institucionet e Kosovës duhet një qeveri kalimtare
    • Konfirmon Policia: Katër të lënduar nga aksidenti në Kçiq të Mitrovicës
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.