Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Lista Serbe do të konsultohet me Vuçiqin rreth zgjedhjeve në veri

    09/04/2019 | 09:24
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Zëvendëskryetari i Listës Serbe, Igor Simiq tha të martën se përfaqësuesit e kësaj liste do të takohen nesër me presidentin serb Aleksander Vuçiq për zgjedhjet e parakohshme për kryetarët e komunave në veri të Kosovës.

    “Ne do të konsultohemi gjithmonë me Beogradin zyrtar dhe do të marrim vendime në përputhje me interesin e popullit serb në Kosovë “, tha ai për Radio Televizionin e Serbisë, transmeton Klan Kosova.

    Sipas tij, pas takimit me Vuçiqin në Beograd, Lista Serbe do ta bëjë të ditur qëndrimin në këto zgjedhje.

    Simiq tha se thirrja e zgjedhjeve është “provokim: i Prishtinës, por gjithashtu sipas tij populli serb do të jetë “edhe më unik dhe më i fortë”, transmeton Klan Kosova.

    Presidenti Hashim Thaçi ka shpallur të martën zgjedhjet e jashtëzakonshme për katër komunat veriore: Leposaviq, Zubin Potok, Zveëan dhe Mitroivcë Veriore.

    Kryetarët e këtyre komunave ka katër muaj që dhanë dorëheqje në shenjë pakënaqësie ndaj taksës 100% për mallrat serbe dhe arrestimit të disa personave që dyshohen të kenë gisht në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

    Partitë që do të synojnë të marrin nën udhëheqje 4 komunat e veriut kanë rreth 1 muaj kohë që të fillojnë përgatitjet për fushatë./klankosova.tv/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Konfirmon Policia: Katër të lënduar nga aksidenti në Kçiq të Mitrovicës
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    • Hamiti: Pozita ndërkombëtare e Kosovës është përkeqësuar fort, imazhi i vendit tonë është dëmtuar
    • Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës
    • Parashikimi i motit për sot
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.