Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ky fshat i Kosovës po braktiset nga rinjtë

    15/04/2019 | 00:13
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Lufta ka dy dekada që ka përfunduar, por ajo e përditshmërisë për një punë e jetë më të mirë, ende vazhdon të jetë prezente.

    Të rinjtë e vendit, nëse dikur dilnin në shtetet perëndimore në mënyrë ilegale, tani me tregun më të bollshëm të punës në vendet perëndimore, po migrojnë me dokumente. Ky largim ka nisur të japë efektet në terren.

    Në rastin konkret, në Samadraxhë, në këtë fshat të madh të Suharekës, kjo vërehet duke nisur nga shkolla e cila çdo vit ka më pak nxënës, e të rinjtë nuk duan të krijojnë familje në vendlindjen e tyre, raporton RTK.

    Sa për ilustrim, vetëm këtë vit shkollor, me familjet e tyre u larguan 150 nxënës të shkollës së këtij fshati, ndërsa sipas banorëve, Samadraxhën e braktisën rreth 1 mijë e 500 banorë.

    Samadraxha e komunës së Suharekës , është fshati që dikur krenohej me bukurinë dhe raportet e shkëlqyera në mes të banorëve.

    Kryesisht ishte e fokusuar në vreshtari, pa lënë anash edhe prodhimin e perimeve.

    Por asnjëra nga këto nuk është më prioritet në këtë fshat.

    Krahu i punës ia ka kthyer shpinën atij e rrugët që dikur ishin plot me të rinj e fëmijë janë zbrazur.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Zyrtare: Kosova zbulon një tjetër kundërshtar për miqësore
    • Hasani: Shteti i Kosovës nuk është Albin Kurti, ai duhet të largohet së bashku me ministrat që janë deputetë
    • Bajrami: Për t`u formuar institucionet e Kosovës duhet një qeveri kalimtare
    • Konfirmon Policia: Katër të lënduar nga aksidenti në Kçiq të Mitrovicës
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.