Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kurti: Këto janë 5 arsyet pse Thaçi e Vuçiq s’munden ta ndajnë Kosovën

    25/04/2019 | 21:52
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka folur për idenë e ndryshimit të kufijve të promovuara nga presidenti Hashim Thaçi dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

    Kurti ka thënë se dy liderët nisën një ide të tillë, pasi, sipas tij, ata gjetën vakum në politikën amerikane.

    “Mendoj që ka ardhur në një lloj vakumi që e ka ndodhur në politikën amerikane. Për bindjen time këta dëshironin të shisnin Kosovën dhe Serbinë si një ‘deal’ interesant te Amerika, në mënyrë që të shpëtonin dy autokratët”, është shprehur lideri i Vetëvendosjes.

    Ai thotë se Thaçi e Vuçiq kanë paguar analistë dhe njerëz të tjerë me ndikim në botë për të promovuar idenë e tyre.

    “Kanë paguar djathtas e majtas ‘think-tankers’ për të përkrahur idenë, e të cilët flisnin gjëra të çmendura, duke u nisur nga Petrisch”, ka thënë Kurti në Pressing.

    Ai tutje ka dhënë pesë arsyet, që sipas tij, kanë lënë Thaçin e Vuçiqin pa e jetësuar idenë e tyre.

    “Këta kanë shpresuar se do të bie kancelarja Merkel. Kanë shpresuar se do të gjejnë një këshilltar afër Macronit, që do t’ia kalonte edhe Boltonit [këshilltarit të Trumpit]. Nuk arritën ta gjejnë dikë në Paris. E treta, i ka shokuar protesta e 29 shtatorit. Me joshje për bashkimin e Luginës, ai nuk ka pritur që të ketë kaq shumë kundërshtim. E katërta, kanë shpresuar se do ta ndajnë LDK-në me Vetëvendosjen, kanë shpenzuar shumë për këtë. E pesta është kundërshtimi i Kryeministrit ndaj Presidentit”, ka thënë Kurti.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • 70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    • Edhe LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin me presidenten Osmani
    • Edhe një përpjekje tjetër nesër, kuvendi lëshon njoftimin për vazhdimin e seancës konstituive
    • Policia e Kosovës fillon sot fushatën për mbrojtjen e këmbësorëve dhe çiklistëve
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.