Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kosovarët më jetshkurtit në Ballkan, shkak ajri i ndotur

    10/04/2019 | 11:48
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në diskutimin për mjedisin dhe shëndetin, me fokus në ndotjen e ajrit u kërkua që të merren hapa konkret në përmirësimin e gjendjes së mjedisit, si pasojë e së cilës u tha se qytetarët e Kosovës kanë jetëgjatësinë më të ulët në Ballkan.
    Aty u kërkua nga shteti, organizatat dhe kompanitë që të organizohen dhe të bëjnë më shumë për ndotjen e ajrit.

    Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se problemet mjedisore janë shkaku kryesor që qytetarët e Kosovës kanë jetëgjatësinë më të ulët në Ballkan. Ai është zotuar dhe tha se është i gatshëm që të bashkëpunojë me mekanizmat konkret për të përmirësuar gjendjen mjedisore.

    “Problemet mjedisore që janë të vazhdueshme, janë shkaku kryesor që kosovarët kanë jetëgjatësinë më të ulët në Ballkan. Ndotja e ajrit është ndër sfidat kryesore. Sfidimi i kësaj situate është i domosdoshëm, deri me sot kemi pas koordinim, por mund ta shtojmë që të kemi koordinim më të mirëfilltë. Efekte negative ka kudo, mund të vërejmë në liqene dhe në ajrin që marrim çdo ditë. Kërkohen mekanizma mbi komunal që të organizohen komunat për luftim të kësaj dukurie”.

    “Përgjegjësia për ndotjen e ajrit bie mbi shtetin, organizatat dhe kompanitë. Në prezantimin e UNICEF-it është një problem global”.

    Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë (MMPH), Fatmir Matoshi, tha se gjithë fokusimi po arrin efektin e vet, shkruan EO.

    “Jam i lumtur që gjithë ky fokusim po arrin efektin vet. Jam i lumtur që përgjatë kësaj qeverie janë ndërmarrë disa hapat konkretë dhe të efektshëm siç është ndalimi thëngjillit te institucionet publike dhe në shkolla me ndërpre një praktikë që punëtorëve tu jepet thëngjill si shpërblim dhe besoj që këto të kenë një efekt”.

    “Kemi edhe mungesë të ujit. Kemi një ndotje të tokës nga mbeturinat në vende të palejueshme. Mbi 600 persona janë dënuar për hedhje të mbeturinave. Kemi edhe një projekt për menaxhimin e mbeturinave me GIZ-in dhe Organizatën Japoneze, kemi 10 milionë euro që kanë efekt të drejtpërdrejtë në uljen e tokës nga mbeturina”.

    Koordinatorja për zhvillim e Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson, tha se kjo temë është urgjente dhe esenciale dhe kërkon angazhim nga të gjithë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës
    • Osmani përmbyll vizitën dyditore në Zvicër: Historike për Republikën e Kosovës
    • Njësitë ajrore të SHBA-së, Zvicrës e Hungarisë realizojnë fluturime në formacion në gjithë Kosovën
    • Arbër Vokrri shkarkohet nga pozita e zv.ministrit, pasi akuzoi ndërkombëtarët se nxitën trazira në veri
    • Zyrtare: Kosova zbulon një tjetër kundërshtar për miqësore
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.