Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së Daut Haradinaj, ka kujtuar të rënët në Betejën e Koshares me rastin e shënimit të 20 vjetorit të saj.
Haradinaj, duke u shprehur lavdi dëshmorëve të Koshares, ka thënë se Brigada 138 “Agim Ramadani” ishte dhe mbeti tmerri dhe ferri për ushtrinë tashmë të turpëruar dhe mposhtur serbe.
“Plot 20 vite më parë filloi beteja e Koshares , aty ku trima nga të gjitha anët e kombit tonë po bashkoheshin rreth trimit Agim Ramadani për t’i dhënë goditjen e fundit regjimit Serb. Në këto luftime që zgjatën me javë të tëra ranë për të mos vdekur kurrë me dhjetra dëshmorë”, ka shkruar Haradinaj në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”, sipër disa fotografive që i takojnë asaj kohe.