Një diskutim publik do të mbahet për projektin e sheshit “Ahmet Krasniqi” i cili pritet të ndërtohet para objektit të Komunës së Vushtrrisë.
Ky takim me qytetarë do të jetë i hapur ku ata do të kenë mundësi idetë, sugjerime dhe propozimet e tyre.
Për mbajtjen e këtij takimi ka njoftuar edhe Drejtori i Urbanizmit, Berat Sadiku, përmes llogarisë së tij të facebook-ut.
Takimi do të mbahet më 16 prill 2019, në ora 17.00, në Kalanë e qytetit.