Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kelmendi: Mos ia shkatërroni moralin femrave, e kam pritur prej VV-së, por jo prej partive tjera

    13/04/2019 | 12:14
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, tani kryetar i partisë “Fjala” Gëzim Kelmendi po kundërshton fuqishëm futjen e lëndës “Edukata Sekduale” në shkollat e Kosovës. Sipas tij, kjo lëndë i shkatërron fëmijët dhe ua shkatërron moralin.

    Kelmendi thotë se lënda që duhet të futet në shkollat tona është “Edukata Fetare”.

    “E vetmja edukatë që ruan moralin, ruan shoqërinë dhe shtetin tonë është Edukata Fetare”, thotë Kelmendi.

    Reagimi i tij:

    Tmerr dhe shkatërrim:

    Kuvendi kërkon “Edukatën Seksuale” në shkolla.

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë listuar 19 rekomandime Ministrisë së arsimit për parandalimin dhe dënimin e abuzimeve seksuale të të miturve.

    Një prej rekomandimeve është që “Edukata Seksuale ” të jet lëndë mësimore.

    Para disa muajve deputetja e Vetëvendosjes Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka kërkuar këtë që Kuvendi tani e ka miratuar, futjen e “Edukatës Seksuale” në shkolla.

    Thënë të drejtën këtë e kam pritur prej VV-së. Ngase në VV muaj më parë akuzuan njëri tjetrin për orgji seksuale nëpër zyret e tyre.

    Po kjo VV-ja në 2011 ka kundërshtuar futjen e Edukatës Fetare në shkolla.

    Por nuk e prita edhe prej partive tjera!

    Ndërsa Ministria e Arsimit ka deklaruar se janë duke bërë ndryshimin e kurrikulave arsimore që lënda e “Edukatës Seksuale” të mësohet që nga klasa e parë fillore.

    Kjo do të zbatohet në planprogramin arsimor 2019-2020.

    Kjo është tmerr. Ky është shkatërrim i fëmijëve.

    Kjo shkatërron edhe më shumë moralin e të rinjëve të vendit tonë.

    E vetmja edukatë që ruan moralin, ruan shoqërinë dhe shtetin tonë është Edukata Fetare.

    Shikoni baballarët dhe nënat tona, gjyshërit dhe gjyshet tona.

    Ata ishin shembulli më i mirë sa i përket ruajtjes së moralit.

    Ata nuk kishin “Edukatë Seksuale” në shkollat e tyre.

    Por ata ishin të edukuar mirë në aspektin fetar.

    Ne duhet ta ndjekim rrugën e baballarëve dhe nënave tona, gjyshërve dhe gjysheve tona në ruajtjen e moralit.

    E jo rrugën e atyre që femrën e konsiderojnë objekt të reklamimit, shfrytëzimit, lëshimit dhe nënçmimit.

    Femra është shtylla e shoqërisë sonë.

    Femra meriton më shumë dhe më mirë.

    Mos i shkatërroni fëmijët tanë.

    Mos iu shkatërroni moralin.

    Mos e shkatërroni vendin tonë që është i ujitur me gjakun e dëshmorëve.

    Gëzim Kelmendi

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ky është parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • “Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë
    • Nesër vazhdon seanca, tentativa e 15-të për konstituimin e Kuvendit
    • 70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.