Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi e ka dhënë komentin e tij për Derbin e Anamoravës.
Gjilani dhe Drita barazuan mbrëmë pa gola në “Fadil Vokrri”, ndërsa Munishi thotë se tifozëritë e të dyja skuadrave ishin pjesa më e ndritur e ndeshjes.
“Të dyja tifozëritë kanë bërë atmosferë dhe ka qenë pjesa më e ndritur e derbit”, tha Munishi në emisionin Dueli Sportiv.
“Gjilanin nuk e fajësoj shumë sepse është në moment të vështirë psikologjik si skuadër dhe me kualitet nuk është si Drita bazuar në futbollistët dhe mund të them se Gjilani ka bërë punë të mirë që ka marrë një pikë”, vlerësoi Munishi.
“Drita e ka luajtur ndeshjen më të dobët të sezonit, por se nuk ka ndonjë ambicie këtë sezon”, shtoi Munishi.
Tutje, ai komentoi edhe referimin e gjyqtarit kryesor të ndeshjes, Dardan Çaka. Sipas Munishit, Çaka gaboi me vendimet e tij.
“Gjyqtarët në Kosovë duhet ta dinë se kur referojnë derbi dhe se aty mblidhen shumë tifozë për t’i përcjellur”, tha Munishi.
“Gjyqtari u ngut me kartonët e kuq, sidomos me Nikën. Ata duhet të shkojnë te psikologu para se të referojnë”, shtoi trajneri i Vëllaznimi