Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë në 20 vjetorin e Betejë së Koshares se ajo është dëshmia më e lavdishme e luftës për liri dhe pavarësi.
Ai po ashtu ka thënë se në Koshare ra kufiri që ndante shqiptarët.
Ky është postimi i plotë:
20 vjet nga Beteja e Koshares
Beteja e Koshares është dëshmia më e lavdishme e luftës për liri dhe pavarësi. Sukseset e arritura në këtë betejë krijuan momentum të ri në luftën çlirimtare, që u pranuan nga aleatët tanë perëndimorë. Në Koshare ra kufiri që ndante shqiptarët.
Lavdi të gjithë atyre që luftuan e dhanë jetën në këtë betejë të lavdishme.