Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pas deklaratave të presidentit serv, Vuçiq, i cili e quajti ‘fabrikim’ masakrën e Reçakut.
Ai shkroi në Facebook se për këtë duhet të reagojë fuqishëm e gjithë bota demokratike.
“Kjo është sikur të mohohet holokausti. Duhet të jemi unik dhe të kërkojmë reagim të fuqishëm nga e gjithë bota demokratike kundër këtyre deklarimeve të Beogradit”, ka shkruar ai, përcjell zeri.info.
Tutje, Hoti ka thënë se duhen vite e ndërrime të qeverise para se politikanët t’i thërrasin ndërgjegjes për krimet e bëra në Kosovë e Serbia ta njoh Kosovën
“Është e qartë se do të na duhen vite dhe ndërrim të disa qeverive në Beograd para se atje politikanët t’i thërrasin ndërgjegjes për krimet e bëra në Kosovë nga shteti serb.
Vetëm atëherë Serbia mund të bëjë hapin e madh për njohjen e shtetit të Kosovës dhe normalizim të marrëdhënieve. Deri atëherë ne nuk duhet të hyjmë në asnjë aventurë për të arritur ndonjë marrëveshje gjysmake”.