Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Horrori në Dardani: “Nanën e gruan t’i rahatova, tash po e rahatoj veten”

    22/04/2019 | 19:19
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Para se të kryente aktin makabër, Hasan Krasniqi 61-vjeçar, mori vajzën 2-vjeçare të djalit të tij, Kreshnikut dhe e dërgoi te fqinjët. Me tu kthyer në banesë, e pati të qartë atë se çka e kishte ndër mend të bënte. Cak i tij ishte gruaja me të cilën kishte vite që nuk po flisnin, derisa, e vdekur mbeti dhe gruaja e djalit, Remzija. Pas këtij akti makabër, ai telefonoi djalin e tij (Kreshnikun) për t’i thënë vetëm diçka “nanën e gruan t’i rahatova, tash pe rahatoj veten”. Gazeta Express sjell historinë e vrasjes së trefishtë në Prishtinë.

    Arlena Krivenjeva

    Ka disa vite që në familjen Krasniqi kishin filluar problemet, e burim i tyre ishte vetë kryefamiljari, Hasan Krasniqi, 61-vjeçar.

    Ish-arsimtari për gati 10 vite, siç deklarojnë familjarët e ata që e kishin njohur nga afër i kishte bërë presion gruas së tij, Hysnijes (të cilën kishte tentuar edhe ta vriste) e katër fëmijëve të tij.

    Për një kohë, madje familja kishin qëndruar larg tij, përderisa lajmërimet që disa herë kishin bërë në polici nuk kishin ndikuar që i njëjti të ndryshonte apo të përmirësonte sjelljen.

    Ishin bërë katër vite që gruaja e tij, Hysnija, as nuk po fliste me të, teksa po mendonte edhe ndarjen, por, kjo nuk shihej as si opsion për Krasniqin. 60-vjeçaren përveç se e kishte rrahur disa herë, kishte tentuar ta vriste duke e lënë me lëndime trupore.

    Pas tentim vrasjes, Hysnije Krasniqi, së bashku me djalin e saj Kreshnikun e gruan e tij, që mbeti e vdekur sot, Remzijen, ishin larguar nga shtëpia, e aty do të ktheheshin pas gjashtë muajve, kur 61-vjeçari do t’ju premtonte se kishte ndryshuar, e nuk do t’i shqetësonte më.

    Asgjë çka kishte premtuar Hasan Krasniqi nuk ndodhi. Problemet në familjen e tij kishin vazhduar deri sot, kur i njëjti me armën që nuk kishte shumë kohë që e kishte blerë do ta vriste së pari gruan e tij, pastaj nusen e djalit (Remzijen) e më vonë edhe veten.

    Shkrimin e plotë mund ta lexoni në GazetaExpress!

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Zyrtare: Kosova zbulon një tjetër kundërshtar për miqësore
    • Hasani: Shteti i Kosovës nuk është Albin Kurti, ai duhet të largohet së bashku me ministrat që janë deputetë
    • Bajrami: Për t`u formuar institucionet e Kosovës duhet një qeveri kalimtare
    • Konfirmon Policia: Katër të lënduar nga aksidenti në Kçiq të Mitrovicës
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.