Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, i ka quajtur deklaratat e ministrit të tij Pal Lekaj në drejtim të ambasadorit të Zvicrës, si të pa menduara mirë dhe jo të meçme, transmeton Gazeta Metro.
Haradinaj tha se nuk është e meçme deklarata e ministrit Lekaj, sipas tij Lekaj ka punët dhe temat e tij me të cilat duhet të mirret pasi Zvicra është diçka e lartë për të.
“Do të thotë nuk është e meçme prej ministrit Lekaj me u kyç në këtë debat, ai i ka temat e tij. Mendimi im për Zvicrën është i lartë”, tha Haradinaj.
Ambasadorin zviceran Jean Humbert Lebet, kishte kritikuar Kosovën se po mban veteranë të rrejshëm në lista dhe po e shkatërrojnë buxhetin e Kosovës duke i paguar ata, madje ai kishte thënë se Zvicra po investon, kurse liderët kosovarë po vjedhin.
E këto deklarata të ambasadorit zviceran Lebet, e bënë ministrin Lekaj që të shpërthej duke e quajtur fëmijë dhe nuk ka të drejt të flas për Kosovën./gazetametro.net