Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se dëshmitë e Vasfije Krasniqiit, Ilir Bytyqit dhe Atifete Jahjagës sot para Kongresit Amerikan janë zëri i Kosovës për krimett që Serbia i bëri ndaj saj.
Ai shkroi se i është mirënjohës Eliot Engel dhe sipas tij, ai gjithmonë i ka emëruar mizoritë e serbëve me një emër të vërtetë, njofton Klan Kosova.
Më poshtë statusi i plotë i Haradinajt:
Dëshmitë e Vasfije Krasniqi-Goodman, Ilir Bytyqit dhe Presidentes Jahjaga në Kongresin Amerikan janë zëri më i besueshëm i Kosovës, për krimet monstruoze të Serbisë gjatë luftës në Kosovë. I admirueshëm guximi i Vasfijes, e cila u bë zëdhënëse e rreth 20-mijë femrave shqiptare, viktima të dhunës seksuale. Mirënjohës Kryetarit të Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme të Kongresit Amerikan, Eliot Engel, i cili mizoritë serbe në Kosovë i emëroi gjithmonë me emrin e tyre të vërtetë, krime kundër njerëzimit.