Milot Rashica ka shpërthyer këtë sezon në Gjermani me skuadrën e Werder Bremen. Në fakt përcaktues për mesfushorin me tipare sulmuese ka qenë viti 2019, ku ka shënuar rregullisht për skuadrën e tij.
Ylli i Kosovës ka shënuar 7 gola në 8 ndeshje në vitin 2019, ndërsa në total për këtë sezon ka shënuar 8 gola.
Bundesliga ka bërë një renditje të 5 golave më të bukur të shënuar për vitin 2019, teksa në vend të katërt është renditur edhe një gol i Rashicës.Yussuf Poulsen (Leipzig): Goli i katërt në fitoren 5-0 ndaj Hertha Berlin. 7 gola në vitin 2019, 15 këtë sezon për të.
5) Yussuf Poulsen (Leipzig): Goli i katërt në fitoren 5-0 ndaj Hertha Berlin. 7 gola në vitin 2019, 15 këtë sezon për të.
4) Milot Rashica (Werder Bremen): Goli i tretë në fitoren 4-0 ndaj Augsburg. 7 gola në vitin 2019, 8 këtë sezon për të.
3) Ishak Belfodil (Hoffenheim): Goli i dytë në fitoren 3-0 ndaj Hannover. 9 gola për vitin 2019, 13 për këtë sezon.
2) Andrej Kramaric (Hoffenheim): Goli i dytë ndaj Nurnberg në fitoren 2-1. 9 gola në vitin 2019, 15 për këtë sezon.
1)Robert Lewandowski (Bayern Munich): Goli i parë në barazimin 1-1 ndaj Freiburg. 11 gola për vitin 2019, 21 për këtë sezon.